TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2025, 22:26

“Po shkruan një libër në qeli”, habit Cakrani: Ilir Meta del në tetor!  

Shkruar nga Pamfleti

“Po shkruan një libër në qeli”, habit Cakrani: Ilir

Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës ka deklaruar se ish-Presidenti do të dalë këtë muaj nga burgu në të cilin ndodhet që nga data 21 tetor 2024, kur u arestua.

“Zoti Meta do të dalë këtë muaj, së shpejti do ta keni në studio. Mund ta pyesni nga afër për të gjitha gjërat. Ai ka shumë gjëra për të thënë”, tha Cakrani në një lidhje direkte me studion e “Off the Record”, në A2 CNN.

Më tej Cakrani dha detaje edhe sa i takon mënyrës se si po e kalon Meta kohën në burg. Sipas avokatit, Meta po shkruan një libër në qeli i cili do të publikohet së shpejti.

Do të rrëfehet për shumë gjëra. Do të merreni gjatë me zotin Meta. Ai po shkruan edhe një libër dhe do të shikoni çudira”, tha ai.

Lini një Përgjigje