
Një shqiptare ndodhet në mesin e aktivistëve ndërkombëtarë të flotës “Sumud”, të cilët u ndaluan nga Izraeli gjatë përpjekjes për të hapur një koridor humanitar drejt Gazës.
Bëhet fjalë për Albulena Fazliun, aktiviste nga Kosova, e cila ishte pjesë e misionit me përfaqësues nga rreth 40 vende të botës.
Lajmi është bërë i ditur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, i cili në një reagim publik ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet e Kosovës për lirimin e Fazliut dhe të gjithë aktivistëve të tjerë.
“Shteti i Kosovës duhet të kërkojë menjëherë që Izraeli ta lirojë Albulenën dhe aktivistet e aktivistët tjerë”, thuhet në reagimin e Kolektivit.
Flota “Sumud” është një nismë ndërkombëtare me karakter paqësor dhe humanitar, që synon të çajë bllokadën izraelite dhe të garantojë dërgimin e ndihmave për popullsinë civile palestineze. Arrestimi i aktivistëve ka ngjallur reagime në shumë vende, ndërsa pritet që autoritetet kosovare të mbajnë qëndrim zyrtar mbi situatën.
Palestina sikur nuk e njeh kosoven si shtet, kjo kosoVARJA me c'qellim i eshte bashkuar grupit pro-palestineze?