TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Tetor 2025, 19:47

Takimi mes kriminelëve dhe politikanëve në Aruba, Kepi: E ka konfirmuar edhe Gjermania, duhet hetuar!

Shkruar nga Pamfleti

Takimi mes kriminelëve dhe politikanëve në Aruba, Kepi: E ka

Sipas gazetarit italian, Nello Trocchiase, Antimafia Italiane ka arkivuar çështjen "Aruba", ku nga përgjimet rezulton që kryeministri Rama dhe ministra të tij janë takuar me kartelet e drogës në ishull.

Lidhur me këtë, gazetarja Alba Kepi u shpreh se ky takim konfirmohet edhe nga autoritetet gjermane. Kepi shton më tej se dokumentari ka elementët e mjaftueshëm për të nisur proces hetimor. 

Edhe autoritetet gjermane konfirmojnë takimin në Aruba. Si autoritetet italiane, edhe ato gjermane, takimin e Arubës, më 24-31 janar 2019, e lidhin me një takim në dhjetor 2018 në Prato, Itali. Janë elementë që tregojnë se nuk kemi të bëjmë me një skenar filmi. Ky dosier për kompleksitetin që ka, ka shkuar drejt arkivimit. Por ka dhënë elementë për të nisur procese hetimore të tjera.

Nuk mendoj se bëjmë gabim kur flasim për alarme që vijnë nga Italia, por i bëjmë një shërbim të vërtetës. Nëse nuk ka ndodhur një gjë e tillë, një shpjegim do të kishte ardhur.

Gjëja mund të bjerë poshtë shumë shpejt nëse kemi një përgjigje për atë që ka ndodhur.

Bankat përmenden në skandalin e Arubës.

U takon juristëve të PD të bëjnë punën për të “qepur” dosjen.”-u shpreh gazetarja.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Po bankat për çfarë janë krijuar? Për të pastruar para? Ku shkuan "kursimet"nga "nafta" dhe shitja e "skrapit" Jugosllavëve? U "akomoduan nëpër banka". Pastaj kalimi i aksioneve të bankave hu më hu, hajde mere vesh se kush janë përfituesit fundor. Po të ecet kështu, gjithë vëndi një vit prej vitesh, do jetë kolateral i bankave me pronësi të huaj.

    Lini një Përgjigje