
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë nga Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”, që iu vendos që nga 10 shkurti me kërkesë të SPAK.
Përmes mbrojtësve ligjorë, Veliaj kërkoi zbutje të masës së sigurisë me pretendimin se nuk ka asnjë mundësi që të prishë provat, pasi SPAK i ka mbyllur hetimet dhe ka dorëzuar dosjen në gjykatë.
Në anën tjetër, SPAK pretendon se ai duhet të mbahet në burg, pasi dëshmitarët ende nuk janë rrëfyer të gjithë para togave të zeza.
Veliaj u arrestua me urdhër të SPAK në shkurt të 2025 dhe nga ky moment ai ndodhet në një nga qelitë e paraburgimit në Durrës. Kryebashkiaku, tashmë i shkarkuar me vendim të Kryeministrit Edi Rama, i është drejtuar disa herë shkallëve të gjyqësorit për të përfituar lirinë, por asnjë nga shkallët e gjyqësorit nuk ka miratuar kërkesat e tij.
Gjithashtu Veliaj i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese ku kundërshton shkarkimin nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës.
Lini një Përgjigje