
Gazetari Sokol Bregu, ka komentuar operacionin e SPAK në Durrës, ku u arrestua vëllai i deputetit socialist Loren Kume, Enea Kume për tjetërsim pronash në zonën e Gjirit të Lalzit, thotë se në tjetërsimin e pronave janë të përfshirë të gjitha palët politike.
Bregu deklaroi se përgjegjësia është personale dhe jo e deputetit, pasi nuk përkojnë vitet me kohën e tjetërsimit të pronave dhe zgjedhjes si deputet.
Sipas tij, e gjithë politika, majtas dhe djathtas, ka lidhje me tjetërsimin dhe përfitimin e tokave.
“Zhurma më e madhe është bërë për vëllain e deputetit, edhe pse ky është një operacion i rëndësishëm. SPAK po hulumton në Sky dhe EncroChat.
Përgjegjësia është personale, nuk mund të fajësojmë një deputet, ndërkohë që bëhet fjalë për një krim të kryer shtatë vite më parë, jo i 2025 kur u zgjodh deputet, por tani del nga Sky dhe Encro. Por a e ka ndihmuar kjo për t’u zgjedhur deputet? Këtë nuk e dimë.
Nëse gjatë fushatës elektorale, vëllai që është i dyshuar si pjesëmarrës në aktivitete kriminale, a i ka hedhur këto para për fushatën e tij, kjo nuk thuhet në shpjegimin e SPAK për mediat dhe deri në këto momente jemi dakord që çdo lloj gjëje është personale.
Fakti që dhe është arrestuar, deputeti nuk ka qenë në dijeni. E kemi thënë SPAK dështoi të hetonte krimet elektorale.
Do të ishte shumë e pavend të krijonim akuza apriori nëse e ka ndihmuar vëllanë të zgjidhet deputet, se duhet thënë nuk përkojnë vitet.
Është para shumë vitesh se kjo është e Sky dhe Encro. Rrumi i Shijakut është Rrum, gjatë gjithë kohës aktivitetin e tij personal kanë qenë tokat në bregdet.
Duhet të kishte një mbështetje politike, në të kundërt nuk përfiton dot. Është një personazh shumë i çuditshëm, luan me të gjithë kahet e politikës.
Janë gjetur disa herë dokumente gjatë kontrollit të dokumenteve të tij dhe gjithë aktiviteti lidhet me tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalzit.
E gjithë politika, majtas dhe djathtas, ka një lidhje për përfitimin e tokave. Tjetërsimi i pronave në Gjirin e Lalzit ka qenë historikisht një problem, por sot lidhet me emrin e Rrumit.
Të gjithë politikanët kanë një vilë atje, si e morën?! Me rrogën që kanë pasur 1.4 milionë.
Se si i kanë rregulluar letrat është gjëja e tyre. Këta bëjnë deklarim vit për vit të pasurisë, si i gjetën të gjitha këto.
Dumanit i ka ardhur koha e tik-tak dhe do largohet. Gjiri i Lalzit ka një vijë bregdetare pafund, të gjithë kanë interesa aty. Ajo që po ndodh me pronat është një batërdi e madhe.”-tha Bregu.
Lini një Përgjigje