Trupi i i pajetë i 30-vjeçarit Jurgen Karaj, është gjetur 30 km larg vendit të aksidentit në Urakë, pas 27 ditësh kërkime.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në 10 janar, ku një makinë u aksidentua dhe përfundoi në përroin në fshatin Darsë të Klosit.
I riu ka qenë duke udhëtuar me makinë, ku drejtues ishte Andi Losha, i cili u largua nga vendi i ngjarjes pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit.
Llosha ka arritur të dalë nga makina dhe ka shpëtuar, ndërsa Karajn dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.
Lidhur me ngjarjen, policia arrestoi 24-vjeçarin Llosha, pasi dyshohet se ai u largua nga vendngjarja dhe nuk i dha ndihmë Karajt në brendësi të automjetit.
Gjithashtu më herët Llosha iu nënshtrua testit të alkoolit, nga i cili rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në operacionet e kërkimit janë përfshirë forcat e Armatosura të vendit tonë por edhe Njësia Speciale e Forcave të Sigurisë së Kosovës. Operacioni u ndoq nga afër nga minsitri Vengu si dhe nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Presdentja Osmani tha se FSK-ja është dërguar në Shqipëri më 28 janar, pas propozimit të Qeverisë në detyrë të Kosovës.
Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar shkaqet e aksidentit dhe përgjegjësitë e secilit.
Lini një Përgjigje