TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2024, 17:51

"Makabër mesjetare", sociologu për vrasjen e 50-vjeçarit: Përse fëmijët nuk e denoncuan dhunën në polici?

Shkruar nga Pamfleti

"Makabër mesjetare", sociologu për vrasjen e

Sociologu Gëzim Tushi ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë të zbardhur së fundmi në Durrës ku 3 fëmijë u arrestuan për vrasjen e babait të tyre 50 vjeçar Pëllumb Meta.

Duke e cilësuar si krim makabër, Tushi tha se shkak për ngjarje të tilla është bërë prishja e marrëdhënieve mes prindërve dhe fëmijëve, ndërsa nënvizoi se para se të shkohej në një veprim të tillë, fëmijët mund të kishin bërë denoncim në polici lidhur me pretendimet që kishin se babai i tyre ishte i dhunshëm dhe autoritar.

"Janë prishur marrëdhëniet mes prindërve dhe fëmijëve. Vihet re një lloj konfliktualiteti mes prindërve dhe fëmijëve. Një pjesë e prindërve duan të prindërojnë në formën që mendojnë se mund të bëjnë si të duan me fëmijët e tyre. Një model i vjetër. Por ka edhe raste të tjera ku fëmijët sillen keq me prindërit e tyre. Kemi fenomene të braktisjes. Shoqërisë shqiptare po i prishet stabiliteti.

“Nuk mund të justifikohet një veprim i tillë kriminal vetëm se babai i tyre mund të ketë qenë autoritar. Zgjidhjet me armë dhe me vdekje janë të papranueshme, janë makabër mesjetare. Kontradita të tilla mund të kenë familje të ndryshme po kjo nuk do të thotë se duhet të vrasim prindërit”, tha sociologu për “Report Tv”.

Lini një Përgjigje