TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2024, 12:41

Manifestim solidariteti për Ukrainën në Tiranë, i Ngarkuari me Punë i SHBA: Shqipëria partnere e popullit ukrainas!

Shkruar nga Pamfleti
Manifestim solidariteti për Ukrainën në Tiranë, i Ngarkuari
David Wisner

I Ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA në Shqipëri, David Wisner ka folur nga ceremonia e mbajtur sot në kryeqytet në shenjë solidarizimi me Ukrainën në 2-vjetorin e nisjes së luftës me Rusinë.

Wisner u shpreh se Shqipëria ka dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme 2 vitet e fundit për Ukrainën duke mbajtur përgjegjëse Rusinë në Këshillin e Sigurimit të OKB.

Ai shtoi se Shqipëria po ashtu mbetet një partnere e SHBA-ve dhe se këto të fundit mbeten të angazhuara për mbrojtjen e Ukrainës.

Ju falënderoj për organizimin e këtij aktiviteti dhe që na keni sjellë të gjithëve këtu. Shqipëria ka qenë një partner i vërtetë i Ukrainës duke dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme 2 vitet e fundit. Nga koha e vendit në Këshillin e Sigurimit duke mbajtur përgjegjëse Rusinë për agresionin e saj. Shqipëria ka treguar se ka qenë një partner fenomenal i popullit ukrainas dhe SHBA. SHBA mbetet e angazhuar për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Duhet të vlerësojmë edhe ukrainasit guximtarë që kanë treguar trimëri për vendin e tyre. Ata i kanë mësuar Presidentit Putin ligjin e tretë të Njutonit, çdo veprim ka një kundërveprim të barabartë. Zelensky nuk u arratis dhe NATO sot është rritur dhe të gjithë sot jemi së bashku dhe do të jemi të tillë teksa bëjmë përpara”, u shpreh ai.

Ndërkohë ambasadori i Ukrainës në Shqipëri Volodymyr Shkurov, gjatë fjalës së tij në ceremoninë e mbajtur sot në kryeqytet, u shpreh falënderues për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar ndaj vendit të tij në dënimin e agresionit rus në Ukrainë.

Ju falënderoj për mbështetjen dhe solidaritetin për atë që ne jemi këtu sot, për të dënuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Asnjëherë nuk do e harrojmë mëngjesin e para dy viteve si sot. Këto dy vite agresioni na kanë treguar cilët janë miqtë dhe armiqtë tanë. Ukrainasit guximtarë patën besim në veten e tyre dhe po luftojnë edhe sot për fitoren ndaj agresorit. Më dhemb kur e them që Rusia po mbledh trupa dhe numër të madh ushtarësh. Mbi 20% e Ukrainës është sot e pushtuar. Tani Rusia ka rritur numrin e sulmeve masive mbi territorin ukrainas me përdorimin e raketave dhe dronëve të ndryshëm. Jam mirënjohës për qeverinë shqiptare që ka zgjatur rezidencën për ukrainasit që u detyruan të largohen nga vendi i tyre. Falënderoj aleatët tanë që kanë dhënë ndihmën e tyre të çmuar. Dua të falënderoj bashkinë e Tiranës për ndihmën e vazhdueshme dhe një përshëndetje për të gjithë pjesëtarët e politikës shqiptare dhe përfaqësuesit e ambasadave që janë prezentë këtu ”, u shpreh Shkurov mes të tjerash.

david wisner manifestim solidariteti për ukrainën

Lini një Përgjigje