TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2024, 10:14

“Shqipja rrezikon zhdukjen”, Edmond Tupja ngre alarmin: Është një nga 3 gjuhët më të vjetra në botë

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipja rrezikon zhdukjen”, Edmond Tupja ngre alarmin:

Përkthyesi dhe shkrimtari Edmond Tupja ngre alarmin mbi rrezikun e zhdukjes së gjuhës shqipe.

Sipas Tupes kjo mund të vijë si pasojë e globalizimit.

“Shqipja është një gjuhë shumë më e vjetër. E kanë thënë gjuhëtarë të paanshëm. Edhe në revista shkencore thuhet që 3-4 ishin gjuhët më të vjetra, sepse të jep çelësin për gjuhët indoevropiane. Të ndihmon që t’i të kuptosh dhe për gjuhë të kaluara që janë zhdukur. Gjuha shqipe është shumë më e vjetër, e treta në botë për gjuhët indoevropiane, por të bësh debate për këtë dhe të harrosh ku po shkon sot gjuha shqipe?! Luftoni për origjinën, po kryesorja është ku po shkojmë? Po vdesin fjalët shqipe. Nuk thotë më njeri “u tremba”, “u frikësova”, por “u intimidova”. Ka plot fjalë në shqip, fjalë që vdesin. Do bëhemi si latinishtja, greqishtja e vjetër nuk do të na flasë njeri”, ka thënë ai.

Problemet sipas Tupes vijnë edhe për shkak të vështirësisë së vetë gjuhës dhe përbërjes së saj.

Mbi të gjitha, ai thotë, se po ikin si lakimet ashtu edhe struktura e gjuhës.

“Shqipja nuk është gjuhë e lehtë, as gjermanishtja se janë lakimet. Por ne po i zhdukim lakimet. I marrim dhe i përdorim fjalët pa lakuar. Si është e mundur është pasuri, gjuhët e vjetra e kanë lakimin. Popujt më qëndrestarë e kanë këtë. E dyta po ikin strukturat e gjuhës shqipe. Kanë filluar thonë nën ndikimin e anglishtes “This is not true”. Kjo është jo e vërtetë. Po nuk është shqip. Shqip thuhet “Kjo është e pavërtetë”, “Kjo është e rremë”. Këta i flakin në koshin e plehrave. Çfarë do bëhet me Shqipërinë? globalizimi është zhdukja e kulturës dhe e zakoneve. Marksi e thoshte: “Internacionale do të jetë bota e re”, “Globale do të jetë bota e re”, thotë Soros”, nënvizon përkthyesi dhe shkrimtari i njohur Edmond Tupja.

edmond tupja gjuha shqipe

Lini një Përgjigje