TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shkurt 2024, 09:38

“E denoncoi të premten për zhdukje, polici i tha hajde të hënën”, ish-drejtori i policisë bën deklaratën tronditëse

Shkruar nga Pamfleti

“E denoncoi të premten për zhdukje, polici i tha hajde të

Duke marrë shkas nga ngjarja në Durrës, ish-drejtori i policisë Arben Hajdarmataj tha se fajin e ka policia që nuk i marrin parasysh denoncimet për mos t’i hapur punë vetes, duke i neglizhuar.

Hajdarmataj solli në vëmendje raste skandaloze përsa i përket denoncimeve në polici, ku tha se kur janë zhdukur dy persona në Sarandë, ka shkuar të denonconte ditën e premte dhe polici i ka thënë hajde denonco ditën e hënë.

"Kemi raste skandaloze përsa i përket denoncimeve në polici. Kemi rastin e dy të zhdukurve në Sarandë, ku e ëma ka shkuar të denonconte ditën e premte dhe polici i thotë hajde denonco ditën e hënë. Sepse janë disa gjëra shumë të thjeshta. Çdo denoncim që merret nga punonjësi i policisë në çfarëdo lloj niveli duhet t’i japë rrugë denoncimit. Këta punonjës policie kanë përvojën e mjaftueshme në aspektin negativ që mos t’i nxjerrin punë vetes. Pra mundohet që me një bisedë para komisariatit “hë mo se s’ka gjë, hë se do zgjidhet, hë se do bëhet” dhe nuk është i prirur t’i nxjerrë punë vetes dhe të shënojë në dokumente rastin. Ai dokument duhet të ndiqet, të shkojë në prokurori, sepse në gjykatë, kur shkojnë i japin urdhrin e mbrojtjes. Në shumicën e rasteve këtë e neglizhojnë dhe vijmë tek pjesa që ndodhin ato pasoja që i kemi diskutuar shumë shpesh."-u shpreh Hajdarmataj 

Lini një Përgjigje