TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2024, 22:36

Vrasja e 50-vjeçarit nga tre fëmijët e tij, Kikia: Ngjarje makabre! Ne flasim për dhunën vetëm kur ajo shpërthen

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 50-vjeçarit nga tre fëmijët e tij, Kikia: Ngjarje

Analisti Mentor Kikia ka ngritur alarmin se ngjarje e dhunës nuk janë pjesë e diskutimeve në shoqëri, por flasim për to vetëm kur ato shpërthejnë.

I ftuar në studion e emisionit “3D” në RTSh, analisti Mentor Kikia tha se autorësia e vrasjes së Pëllumb Metës ishte një ngjarje e rëndë dhe se nuk mund të quhet thjeshte vrasje por ishte një ngjarje makabre.

Mjedis i dhunshëm në shoqëri por që në përditshmërinë e vet nuk ekspozohet shumë për shkak të shumë faktorëve dhe ne flasim për këtë dhunë vetëm kur shpërthen në përmasa të tilla duke u bërë arenë makabre sepse kjo nuk është thjeshtë vrasje”, u shpreh Kikia.

Kujtojmë se ditën e sotme u zbulua një krim makabër në Durrës, ku fëmijët në bashkëpunim me njëri tjetrin kishin vrarë babanë 50-vjeçarë dhe e kishin varrosur në oborrin e shtëpisë që prej datës 10 shkurt.

kikia

Lini një Përgjigje