TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Shkurt 2024, 19:05

Nuk i kthyen tokën shtetit, Apeli rikthen në punë 11 zyrtarët e Kadastrës në Lezhë

Shkruar nga Pamfleti

Nuk i kthyen tokën shtetit, Apeli rikthen në punë 11

Gjykata e Apelit ka rikthyer në detyrë, 11 punonjësit e Kadastrës së Lezhës, të cilët ishin pezulluar pak kohë më parë si pasojë e shkeljeve të gjetura.

Apeli ka vendosur të rrëzojë vendimin e mëparshëm të Gjykatës si pasojë e të cilit mbetej në fuqi pezullimi i 11 punonjësve të Kadastrës.

Në seancat e mëparshmë, zyrtarët e Agjencisë së Kadastrës në Lezhë e kanë konsideruar kërkesën e prokurorisë për pezullimin e tyre nga detyra të kundraligjshëm.

Sipas tyre gjykata nuk kishte vendosur konfiskimin e pronës prej mbi 234 mijë metrash katrorë dhe kalimin e saj në favor të shtetit dhe në këto kushte nuk mund të vepronin në shkelje të ligjit.

Albana Gjinaj, Marinela Tuci, Orstela Bardhaj, Sebastjano Gjetja, Besjon Ivanaj, Ornela Marku, Eglantin Lleshaj, Dorina Sulaj, Xhentil Gjegji, Vitore Lleshi dhe Diljana Prenga, akuzohen se nuk kanë zbatuar vendimin e gjykatës për konfiskimin e 234,548 metër katrore tokë në zonën e Ranës së Hedhur, që sipas organit të akuzës duhet t’i kalonte shtetit.

kadastra lezhe

Lini një Përgjigje