
Dy vite nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka bërë një reagim.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj tha se e gjithë bota është bërë dëshmitare e qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri.
“Dy vjet nga agresioni i pa provokuar dhe i pa justifikuar ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës.
Sot jemi dëshmitarë të qëndresës heroike të popullit ukrainas për liri, dinjitet dhe për mbrojtjen e vendit.
Ukraina sot është ndërgjegjja jonë.
Vlerat tona të përbashkëta dhe liria jonë janë në rrezik.
Do të jemi gjithmonë në krah të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe në mbrojtje të vlerave universale”, ka shkruar Begaj në mesazhin e tij.
Lini një Përgjigje