Kadastra e Vlorës do zhvendoset drejt Tiranës dhe bashkë me të edhe një tjetër institucion.
Miratohet vendimi për lëvizjen e strukturave të Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës drejt kryeqytetit.
Prej Vlorës largohet një tjetër institucion, ai i menaxhimit të pronave, i cili do të jetë po në Tiranë.
Vendimi mban datën 23 janar 2026, i firmosur nga drejtoresha e Përgjithshme i Kadastrës, Lorena Goxhobelli.
Ky vendim hyn në fuqi prej datës 1 shkurt, ku Vlora nuk do të ketë më Kadastër.
Kadastra e Vlorës (ish-Hipoteka), shpesh është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të problematikave të saj të pafundme, për çështjet e legalizimeve apo pronave, kryesisht fusha e ndërtimeve.
Madje ky institucion ka pasur edhe një numër të madh drejtorësh të larguar dhe emëruar vitet e fundit.
Në Vlorë, kanë mbetur vetëm një pjesë e strukturave, pasi transferimi ka nisur prej vitit të kaluar, përfshirë drejtorin dhe 25 punonjës të cilët prej muajsh po punojnë në drejtorinë e përgjithshme. Tani 55 punonjës që janë në Vlorë, do të duhet të lëvizin në kryeqytet.
DUHET ORGJENT TE FSHIHET EDHE NE LEZHE E URBANISTIKA NE KURBIN ME TE GJITHA DOKUMENTAT NUK TI NJOHIN PO NUK COVE LEKET DREJTORESHES IRIS TAHIRIT AJO AKOMA BAN LIGJIN NE BASHKINE KURBIN TU MBLEDH LEK
Edhe AShK ne Fier ju lutemi mbylleni me 1,2,2026.Gangrena pas asaj te Vlores
Hiqini te gjitha se cohen ne 6 te mengjezit te votojne spiroshalen