
Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar skandalin e eksportit të mbetjeve toksike drejt Tajlandës prej shoqërisë Kurum.
Sipas tij, kjo kompani po hetohet edhe nga SPAK lidhur me 5 pasuritë kombëtare që i janë dhënë, përfshi këtu 4 hidrocentrale. Nga ana tjetër ai tregon dhe se çfarë fshihet pas hedhjes në rrugë të 500 punonjësve.
“Duke shpallur falimentin e çon në minus llogarinë në banka, që ti shmanget masës sekuestro konfiskimi, gjobë apo çdo lloj takse që mund t’i faturohet. Shpresoj se ndërhyrja e prokurorisë të jetë në kohën e duhur se çdo veprim i vonuar e bën hetimin pa vlerë. Hetim penal ndaj subjekteve fizikë është tjetër ndaj shoqërive tregtare. Ndaj Kurum duhet proceduar në mënyrë urgjente”, tha ai.
Sipas Spahiut këto mbetje nuk janë të parat që eksportohen. Sipas tij, për aq kohë sa nuk kemi impiante të riciklimit duhet të mbajmë të hapur dy pista, që janë eksportuar apo të hedhura në vende urbane, në gropa, në fusha.
“Do hetim shumë të thellë, nëse kemi rrezik për jetën e njerëzve, më pas pjesa e dytë do parë nëse janë eksportuar. Në 20 vite kemi të bëjmë me një aktivitet të paligjshëm. Në dijeninë time SPAK po heton për privatizimin me kompensim të 5 pasurive kombëtare që i janë dhënë KURUM. KURUM është favorizuar me blerjen e 4 hidrocentraleve, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2. I janë dhënë në një moment të dyshimtë. Është bërë objekt hetimi penal”, theksoi Spahiu për “Report TV”.
Lini një Përgjigje