Juristi Kreshnik Spahiu ka komentuar situatën politike në vend.
Sa i përket premtimeve të Ilir Metës se kur PL të vijë në pushtet, vendi do ketë për pak vite 4 milion shqiptarë, juristi Kreshnik Spahiu i konsideron si qesharake.
Ai theksoi se kjo do të ndodhë vetëm kur Meta dhe tre ‘peshkaqenët’ e tjerë të largohen nga politika.
Ndërsa tha se nëse Meta dhe 3 të tjerët duke nënkuptuar Berishën Bashën dhe Ramën, vazhdojnë të qëndrojnë në politikë, Shqipëria do të ngelet me 400 mijë banorë.
"Thjesht komike. Jam shumë serioze dhe them që periudha në të cilën ka ndodhur eksodi, kur janë larguar gjysmë milioni shqiptar ka qenë kur Ilir Meta ishte kryetar parlamenti 4 vite dhe kryetar shteti 5 vjet. Ka vetëm një mënyrë që të bëhemi 4 milion, nëse Meta dhe 3 vampirët e tjerë do largohen në Shqipëri do kthehen mbi 2 milion emigrantë plus arbëreshët stërnipat e Skënderbeut. Do ndjehen të lirë të kthehen. Nëse Meta dhe 3 peshkaqenët nuk largohen Shqipëria do shkojë në 400 mijë", u shpreh Spahiu në “Report Tv”.
Lini një Përgjigje