
Zbardhen shkaqet e zjarrit që përfshiu mbrëmjen e djeshme pikën e tregtimit të lëndëve drusore në Lushnje. Mësohet se zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike ne rrjetin e furnizimit me energji elektrike.
Rreth orës 20:00 era e fortë bëri që të këputeshin telat në shtyllë të cilët duke u bashkuar më pas shkaktuan shkëndija elektrike. Fillimisht zjarri ra në një sipërfaqe me shkurre e më pas përfshiu pikën e prodhimit të paletave prej druri.
Edhe pse forcat zjarrfikëse ndërhynë në kohë dhe reshjet e shiut, zjarri vazhdoi përgjatë gjithë natës derisa e gjithë lënda drusore u dogj. Rreziku për banesat dhe bizneset aty pranë u shmang që në fillim nga zjarrfikësit. Ndërsa kalimi në anë të autostradës u bllokua nga trafiku deri në izolimin e vatrës nga zjarrfikësit.
Lini një Përgjigje