
Konfindustria ka reaguar lidhur me eksportin e mbetejeve nga Porti i Durrësit, drejt vendeve të tjera.
Konfederata e Industrive të Shqipërisë e cilëson si një mungesë kontrolli nga ana e institucioneve përgjegjëse dhe thekson se shihet qartë korrupsioni shtetëror.
Përmes një reagimi, Konfindustria shkkruan se SPAK duhet të hetojë menjëherë rastin.
“Konfindustria shpreh shqetësimin e thellë për rënien e plotë të gjithë zinxhirit institucional dhe agjensive të licensimit, kontrollit, inspektimit mjedisor dhe doganor me shfaqje të qartë të korrupsionit shtetëror. Konfindustria i kërkon institucioneve të ekzekutivit, Kuvendit të Shqipërisë dhe drejtësisë përfshi SPAK të nxjerrin gjithë përgjegjësitë vetjake, institucionale dhe ligjore, që kanë krijuar kushtet për skandalin e fundit ndërkombëtar të mbetjeve industriale, duke përdorur territorin shqiptar dhe cënuar rëndë interesat kombëtare”, thuhet në reagim.
Konfiindustria ka kërkuar gjithashtu krijimin e Ministrisë së Mjedisit të shkëputur nga ajo e Turizmit.
“Konfindustria, duke marrë shkak nga skandali i ndërkombëtar i eksportit të mbetjeve me cënim të rëndë të ekonomisë dhe imazhit të shtetit shqiptar, ripërsërit kërkesën drejtuar kryeministrit Rama për krijimin sa më të shpejtë të Ministrisë së Mjedisit të shkëputur nga Turizmi”, shkruan në reagim.
Lini një Përgjigje