TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2024, 20:49

Reshjet e dendura të shiut, policia apel qytetarëve: Tregoni kujdes gjatë qarkullimit

Shkruar nga Pamfleti

Reshjet e dendura të shiut, policia apel qytetarëve: Tregoni kujdes

Reshje të dendura shiu, stuhi dhe breshër kanë “pushtuar” vendin tonë mbrëmjen e kësaj të hëne.

Në disa qytete janë rrëzuar pemë si dhe janë bërë dëme materiale. Policia u ka bërë apel qytetarëve të kenë kujdes gjatë qarkullimit.

“Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.

Telefononi 112 për çdo shkelje apo në rast nevoje në rrugë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje