TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Gusht 2024, 20:16

Protestë në aksin Thumanë-Kashar, qytetarët përplasen me policinë

Shkruar nga Pamfleti

Protestë në aksin Thumanë-Kashar, qytetarët përplasen

Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës kanë protestuar sërish këtë pasdite në aksin Thumanë-Kashar.

Këta të fundit kërkuan të zhvendosnin protestuesit nga autostrada. Protestuesit bllokuan autostradën nga të dyja krahët dhe janë përplasur me policinë.

Kjo ishte protesta e tetë që banorët e Krujës dhe Fushë Krujës mbajnë në autostradën në Thumanë Kashar.

Ata kundërshtojnë zbatimin e projektit për Thumanë Kashar, pasi nuk parashikon sipas tyre asnjë hyrje apo dalje për zonat ku banojnë, duke iu bllokuar qarkullimin e lirë dhe duke izoluar veprimtaritë e tyre ekonomike.

Lini një Përgjigje