
Gazetari Basir Çollaku, teksa ka komentuar zhvillimet politike në vend, deklaroi se Shqipëria nuk ka mazhorancë por ka një mafia e cila po zhbën dhe po asgjëson vendin.
Sipas tij, zyrat e shteti janë shpartalluar.
“Çfarë do në të vërtetë krimi i organizuar dhe mafia. Në strukturën e tij është paligjshmëria, përfitimi nëpërmjet shkeljes së ligjit dhunës, krimit, vrasjes. A po ndodh në Shqipëri? A po bëjnë ata para? A e kane kriminalizuar ekonominë? Në mënyrë të theksuar, po. A kanë hyrë në zyrat publike, po. A e kontrollojnë drejtësinë, po. A janë në një masë të konsiderueshme pjesë e policisë, natyrisht që janë. Janë në gjykatë, janë në prokurori, janë në qeveri, janë në administratë. A mungojnë përfaqësues të krimit të organizuar dh të mafias në një zyrë publike të rëndësishme vendimmarrëse. Sot nuk mungojnë…”, tha ai në “Syri TV”.
Lini një Përgjigje