TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2025, 22:57

“Kryetarët orientojnë votën e listave të hapura”, Spahiu: OSBE të denoncojë PD dhe PS në SPAK!

Shkruar nga Pamfleti

“Kryetarët orientojnë votën e listave të

Juristi Kreshnik Spahiu, duke komentuar zgjedhjet e 11 majit tha se OSBE duhet që të denoncoj PD-PS në SPAK pse refuzojnë numërimin elektronik.

Ai tha se edhe prokuroria speciale duhet të fokusohet tek krimet zgjedhore që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve

“Janë mesazh i qartë që prokuroria do jetë aktive dhe do jetë prezentë në zgjedhjet e 11 majit. Krimi zgjedhor është i vështirë dhe i përhapur përballë burimeve financiare që ka SPAK për të konstatuar në këtë shtrirjen gjeografike që ka krimi zgjedhor. Qoftë organizata ndërkomëbëtare dhe prokuroria speciale duhet të fokusohen tek krimet që ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, rastet ku çdo deputet i premton votuesve që në këmbim të votës ata do të përfitojnë diçka”, tha Spahiu në emision ‘Repolitix’, në Report Tv.

Më tej ai shtoi kryetarët e partive po japin direktiva se kush duhet të votohet në listat e hapura, duke bërë një krim zgjedhor.

Ata që janë në listë të hapur janë në një aksion në terren më aktiv se ata që janë në listë të mbyllur.  Ne shohim vetëm zërat dhe fytyrat e atyre që janë në listë të hapur ata që janë në listë të mbyllur janë në gjumë.  Tek PS ose PD dalin ata që janë në listë të hapur dhe flasin, ata që janë në listë të mbyllur si intereson fare së ca është fushata, edhe tek PD del Tabaku për të gjithë listën e mbyllur. Pyetja është a është vepër penale nëse kryetari devijon votën e listës së hapur?”, tha ai.

Lini një Përgjigje