
Juristi Kreshnik Spahiu ka folur lidhur me rrugën e Shqipërisë drejt BE-së pas hapjes së negociatave të grup kapitullit të parë.
Spahiu tha se në Europë po fuqizohen partitë nacionaliste. Sipas tij, këto parti janë euro skeptike e shohin me dyshim zgjerimin e BE-së së bashku me Shqipërinë brenda.
Ai shton se duke iu referuar Kroacisë, Shqipëria është 30 vite larg standardeve ekonomike, financiare, ligjore dhe juridike me të cilat funksionon shteti.
“BE ka disa standarde të larta ekonomike dhe financiare në të cilat funksionon. Shqipëria, duke iu referuar Kroacisë, është 30 vite larg standardeve ekonomike, financiare, ligjore, juridike me të cilat funksionon shtetit kroat. Shteti shqiptar është ende disa vite larg ndaj standardit në të cilat funksionon shteti gjerman, francez, kroat. Po ti kishin plotësuar, nuk na kanë inat gjermanët apo francezët që nuk na fusin sot.
Jemi një popull me shumë fe, që bashkëjetojmë në harmoni dhe kjo mund të jetë arsyeja që ata të na hapin dyert, për të bërë një shembull. Nuk jam nga ata që mendoj se BE është një bashkim kristian. Nuk mund të pranoj logjikën që BE funksionon si një mendim, kriza kryesore që ka be, që nuk funksionin si SHBA, është që BE ka pengesa në vendimmarrje për shkak të kolegjialitetit, nuk është një mendim”, tha Spahiu për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje