TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2024, 21:53

“Jemi shumë larg BE-së”/ Hila debaton ashpër me Sulon: Mos u bëj më katolik se Papa

Shkruar nga Pamfleti

“Jemi shumë larg BE-së”/ Hila debaton ashpër me

Analisti Arion Sulo tha se fatkeqësisht sot Shqipëria është larg Bashkimit Europian në standarde.

Gjatë një debati në emisionin “Open”, ai u shpreh se problemi është tek qeveria. Nga ana tjetër, Dritan Hila i është përgjigjur duke thënë se vendi ka probleme, por sipas tij problematikat nuk janë shkaktuar vetëm nga keqqeverisja.

Pjesë nga debati

Dritan Hila: Situata në vend sa i përket rendit ka qenë më keq. Më përpara të vidhnin makinën.

Arion Sulo: Jemi larg BE-së.

Dritan Hila: Ne kemi probleme. Ka probleme, por nuk janë probleme që vijnë vetëm nga keqqeverisja. Kemi probleme me startin ekonomik nga vijmë. Mos u bëj më katolik se Papa, ti ke Agron Gjekmarkajn pranë dhe nuk po flet kaq shumë.

Arion Sulo: Problemi është tek qeveria Rama. Një përfaqësues ndërkombëtar thoshte që mjafton të dalësh nëpër Tiranë dhe kupton se ku jeton.

Dritan Hila: Unë mendoj se është arritje e madhe. Transparenca në prokurimet publike është e rëndësishme, që të goditet korrupsioni.

Lini një Përgjigje