
Edhe pse në Shqipëri po ndodhin krime dhe plagosje çdo ditë, policia tashmë duket se ka hallin e qendrave estetike.
Jo se ky fenomen nuk duhet luftuar por ka problematika më të rëndësishme që duhet goditur si: grupet kriminale, trafiqet e paligjshme etj.
Policia njoftoi sot se ka ushtruar kontroll në rreth 30 qendra estetike, ndërsa ka arrestuar 3 persona, 3 të tjerë janë shpallur në kërkim ndërsa 6 janë vënë në hetim.
Pas vendimit të dhënë nga gjykata e Tiranës dhe kontrollet e ushtruara, policia ka gjetur sasi të mëdha botoksi kontrabandë.
Lini një Përgjigje