TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Tetor 2024, 18:57

Paro Laçi: Berisha donte të vriste Azem Hajdarin, porositi disa herë pengmarrjen në vitet ’96-të

Shkruar nga Pamfleti

Paro Laçi: Berisha donte të vriste Azem Hajdarin, porositi disa

Ish-gardisti Paro Laçi ka deklaruar se Sali Berisha ka urdhëruar në vitin 1996 disa herë pengmarrjen e Azem Hajdarit.

Laçi tregon momentin kur ishte prezent dhe ka ndaluar pengmarrjen e liderit të lëvizjes studentore Azem Hajdari. Madje, ai shprehet se një rast ka ndërhyrë edhe bashkëshortja e tij duke debatuar me personat që ishin porositur për ta marrë peng.

Paro Laçi shprehet gjithashtu se Berisha kishte për qëllim ta vriste. 

"Është tentuar të merret peng Azem Hajdari në ‘96. Njëherë te Rogner kam qenë vetë prezent që i kam ndaluar. Do merrej peng dhe nuk e di ku do çohej, një rast tek qyteti studenti, ku janë godinat tek 21 dhjetori. Ka qenë Flamur Noka, si student me Azem Hajdarin, kam qenë prezent që se kam lejuar atë grup. Njëherë pas muzeut, ku ndërhynte edhe e shoqja, bëri pak debat dhe unë largova çunat që kishin ardhur për ta marrë peng. Do ta merrnin peng për ta vrarë", tha Paro Laçi për “Report Tv”.

 

Lini një Përgjigje