
Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se ndaj Sali Berishës ka akuza të tmerrshme teksa shtoi se sot atij iu pre bileta për në gjyq. SPAK dërgoi sot për gjykim dosjen “Partizani”.
Dy prokurorët e SPAK, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai konkluduan mbylljen e hetimeve dhe dorëzuan 333 fashikuj me prova dhe argumente kundër Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Mlltezi, si dhe ndaj ndërtuesve Fatmir Bektashi e Xhimi Begeja dhe financieres Andia Pustina.
Çupi shton se ky 80-vjetor është më i çuditshmi për kreun e PD, Sali Berisha.
“Ti po ngjall të vdekurin. Kemi të bëjmë me përvjetor të çuditshëm, të veçantë. Kemi arritur në një pikë ku janë të lumtur të gjithë, edhe ata që janë duke shkuar në burg. E patë Berishën, sot i është prerë bileta për në gjyq, ka akuza të tmerrshme, pas korrupsionit, janë vrasjet në seri, tradhtitë, janë gabime të llahtarshme të qeverisjes së keqe. Ai e tha, po të mos isha unë, nuk do kishte piramida, ligji 7501. Këta nuk janë ligjëruar, nuk janë institucionalizuar. Kemi hyrë në procesin demokratik dhe tani PD e kuptoi që ka hyrë në atë rrugë, pa pyetur çfarë shteti, kushtetute do kemi. Nuk janë bërë pyetje. Edhe vetë statusi i PD është kopjuar nga statusi i Partisë së Punës. Është kopjuar në shtëpinë e Gramoz Pashkos. E krijuam liri, demokraci, por pa ligj. Nuk u tha kurrë se demokracia do ketë ligj dhe rregulla. Ne nuk u morëm me ligjin. Ne kemi ardhur hap pas hapi, si i verbëri që prek me dorë dhe bën një hap përpara. Kemi ardhur nëpër turma”, tha Çupi për “Abc News”.
Lini një Përgjigje