
Juristi Kreshnik Spahiu shprehu kundërshtinë e tij lidhur me deklaratën e Ramës, se BE i ka mbyllur 3 herë dyert Shqipërisë.
Sipas Spahiut ka qenë vetë Shqipëria që i ka mbyllur dyert për në BE-së 30 herë gjatë këtyre 3 dekadave.
“Hapja e negociatave është hapi i fundit në anëtarësimin drejt BE. Është për të pritur nëse do kemi vendim politik apo procedurial. Mali i Zi apo Serbia, ku njëra ka plotësuar 33, i kanë bllokuar kalimin për shkak të problemeve politike të brendshme apo rajonale. Edhe Shqipëria mund të bëhet pengesë e vetes. Jam kundër Ramës kur thotë jam poshtëruar 3 herë nga Europa. Shqipëqr8ia ka poshtëruar 30 herë veten duke u larguar nga BE. Nuk mendoj se BE ka patur tendencë për ti mbyllur dyert Shqipërisë”, tha ai në ‘Repolitix’.
Lini një Përgjigje