TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2024, 13:16

Kreshnik Spahiu: Aksionet Berishës ia arritën qëllimit, morën 24 orë hapësire mediatike

Shkruar nga Pamfleti

Kreshnik Spahiu: Aksionet Berishës ia arritën qëllimit,

Juristi Kreshnik Spahiu tha se rruga radikal e protestave që ka zgjedhur grupi i Rithemelimit i drejtuar nga Sali Berisha e ka arritur objektivin për të qenë protagonist.

Sipas Spahiu, me aksionin e tyre, grupi i Rithemelimit kanë marrë 24 orë hapësirë mediatike duke lënë plotësisht në hije parti të tjera opozitare, si të reja dhe të vjetra.

“Rruga radikale që ka zgjedhur Rithemelimi më herët u ka funksionuar. Mendoj se ja ka arritur qëllimit se arsyet pse ky grupim zhvillon një mënyrë radikale të të protestuarit ka arritur qëllimin të mbulojë 24 orë në media aktivitetin e tyre. Kanë arritur edhe një objektiv të rëndësishëm; ata  janë të ndërgjegjshëm se kanë hequr dorë nga lufta për pushtet dhe nuk e rrëzojnë dot Ramën të përçarë. Por objektivi afatshkurtër ka qenë i suksesshëm se kanë mundur të lënë në hije të gjitha forcat e tjera opozitare, dhe ky është një qëllim që e kanë pasur edhe më parë partitë opozitare në Shqipëri”, tha Spahiu në “Euronews Albania”.

kreshnik spahiu sali berisha

Lini një Përgjigje