TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2024, 09:20

Shkrumbohet nga zjarri banesa në Lezhë, familja me 5 anëtarë në qiell të hapur

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga zjarri banesa në Lezhë, familja me 5 anëtarë

Pesë anëtarë të një familjeje në Blinisht të Lezhës kanë mbetur në qiell të hapur, pasi zjarri u ka shkrumbuar banesën. Flakët, që dyshohet se nisën nga një shkëndijë elektrike, janë përhapur me shpejtësi në të gjithë shtëpinë duke përpirë gjithçka gjetën përpara.

Situata bëhet edhe më e vështirë për këtë familje, e cila tashmë pa banesë sfidohet edhe nga i ftohti. Zjarri nisi rreth orës 08:00 të mëngjesit, ndërsa kryefamiljari ishte larguar për në punë. Ka qenë djali, ai që ka parë flakët dhe më pas ka lajmëruar anëtarët e tjerë të familjaet për të dalë jashtë.

“Kam shkuar në punë si çdo ditë. E kam lënë familjen, kur ka parë djali flakën ka thirrur motrat e veta. Kanë parë në tavan flakën. Shkëndija elektrike, ka marrë direkt. Unë isha në punë, djali ka hap dyert ka dalë direkt jashtë”, thotë kryefamiljari.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por djali ka rrezikuar jetën në përpjekje për të shuar flakët me mjete rrethanore.

zjarri në lezhë shkrumbohet banesa

Lini një Përgjigje