
Një tërmet i fortë ka rënë mesnatën e sotme në vend. Bëhet fjalë për lëkundje 4.6 ballë.
Epiqendra ka qenë në zonën mes Elbasanit dhe Lushnjes. Thellësia ka qenë 10 km. Zona që i ka ndjerë më fort lëkundjet ka qenë Peqini.
Pas tij, po ashtu ka pasur një tjetër tërmet me afro 3 ballë të shkallës rihter. Deri tani nuk raportohet për dëme materiale.
Lëkundjet janë ndierë edhe në Tiranë, Berat apo Durrës

Më pas pati një reagim nga Instituti i Gejoshkencave. “Në datën 13 janar 2024, ora 23:17:51 (ora lokale), Rrjeti i Monitorimit Sizmologjik i IGJEO ka regjistruar një termët të madhësisë M4.2 sipas shkallës Rihter, me thellësi të vatrës 15 km. Epiqendra është lokalizuar në Shalës, Elbasan , 3 km në Perëndim të Cërrikut”, njofton IGJEO.

Lini një Përgjigje