TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2024, 21:35

Ndërtimet pa leje/ Daci: Çudira, katet e para kanë kosto 1000 €, të fundit 200 euro

Shkruar nga Pamfleti

Ndërtimet pa leje/ Daci: Çudira, katet e para kanë kosto 1000

Juristi Jordan Daci në emisionin “Review” në Euronews Albania, foli për ndërtimin e kateve pa leje.

Ai theksoi se 8 katet e para të një ndërtese po shiten me 1000 euro metri katror, ndërsa dy katet e fundit do të shiten me 200 euro për shkak se janë kate pa leje.

Fakti që kjo VKM nuk u çua në Gjykatë Kushtetuese nga ata që prekeshin, tregoi që ata në njëfarë mënyre parashikonin se ku do të dilnin. Këto çështje rregullohet vetëm me ligj. Nga ana tjetër kjo VKM nuk u kundërshtua gjëkundi dhe u pranua nga gjithsecili. Teorikisht do të shohim gallata, ku për të njëjtën ndërtesë, 8 katet e para e kanë koston 1000 dhe dy katet e fundit që janë shtuar do e kenë koston 200. Këto lloj shpenzimesh do të duhet të ishin paraparë në udhëzim që të mos njiheshin si shpenzime”, tha ai.



 

Lini një Përgjigje