TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2024, 20:01

Mbërritja e helikopterëve ‘Black Hawk’, Rama: SHBA po ndihmon në modernizimin e forcave ajrore

Shkruar nga Pamfleti

Mbërritja e helikopterëve ‘Black Hawk’, Rama: SHBA po

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mbërritjen e helikopterëve të parë ‘Black Haëk’ në Shqipëri, duke e konsideruar si një investim shumë të rëndësishëm për vendin.

Ai shkruan se ky investim në bashkëpunim me SHBA ndikon në modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë duke pasur prioritet mbrojtjen dhe sigurinë e vendit.

Kanë mbërritur helikopterët e parë Black Haëk në Shqipëri në kuadër të prioritetit madhor për mbrojtjen dhe sigurinë e vendit tonë. Një investim shumë i rëndësishëm në bashkëpunim me partnerin tonë strategjik, ShBA duke ndikuar drejtpërdrejtë në rritjen dhe modernizimin e forcave ajrore të Shqipërisë”, shkruan Rama.

Më herët ishte Niko Peleshi, ai i cili u shpreh: “Dy helikopterët Black Hawk mbërritën në vendin tonë si një investim shumë i rëndësishëm për Forcat tona të Armatosura.

Mirënjohje e veçantë për partnerin tonë strategjik #SHBA për mbështetjen e tyre të vazhdueshme!

Mbrojtja dhe siguria e vendit tonë, prioriteti ynë absolut!”.

 

Lini një Përgjigje