TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2024, 19:57

Zjarri në repartin e kirurgjisë në Shkodër, drejtori i spitalit: Pacientët u evakuuan në kohë, situata nën kontroll

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në repartin e kirurgjisë në Shkodër, drejtori i

Reparti i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës është përfshirë ditën e sotme nga flakët. Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës, Senad Halluni tha për mediat se nuk ka pacientë të lënduar dhe se për vënien në kontroll të situatës është ndërhyrë menjëherë nga ekipet zjarrfikëse.

“Zjarri ka rënë në një dhomë në repartin e kirurgjisë. Zjarrfikësja është lajmëruar në kohë rekord dhe është ndërhyrë menjëherë. Transportimi i pacientëve është bërë menjëherë në pjesën tjetër. Nuk ka asnjë dëmtim të të sëmurëve. Po punohet për gjetjen e shkakut, situata është në kontroll”, ka thënë ai.

shkodër zjarri në spital

Lini një Përgjigje