TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Janar 2024, 20:23

Zjarri në spital, reagon Benet Beci: Zjarrfikësja ndërhyri në kohë, nuk ka asnjë të lënduar

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në spital, reagon Benet Beci: Zjarrfikësja ndërhyri

Pavioni i kirurgjisë në spitalin e Shkodrës u përfshi nga flakët ditën e sotme. Shkak i zjarrit dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe kryetari i bashkisë së Shkodrës Benet Beci. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Beci u shpreh se zjarri është izoluar dhe nuk ka asnjë pacient të lënduar.

“Zjarri i rënë në repartin e kirurgjisë në Spitalin e Shkodrës mbrëmjen e sotme, është izoluar.

Shpejtësia në informim e ndërhyrje bëri që flakët e zjarrit të izolohen, duke shpëtuar pacientët dhe personelin në detyrë.

Mirënjohje forcave të zjarrfikëses”, tha Beci.

zjarr shkodër benet beci

Lini një Përgjigje