TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Janar 2024, 09:28

U tremb nga tërmeti, humb jetën 20-vjeçari në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti

U tremb nga tërmeti, humb jetën 20-vjeçari në Lushnjë

Konfirmohet viktima e parë nga tërmeti i mbrëmjes së djeshme.

Një 20-vjeçar nga fshati Çinar i Lushnjes ka humbur jetën pas lëkundjeve të tokës. Daniel Rika është trembur në gjumë dhe pasi është ngritur me shpejtësi ka tentuar të largohet me vrap.

Fatkeqësisht ai është rrëzuar në shkallët e katit të dytë të banesës. 20-vjeçari jetonte bashkë me prindërit.

Trupi i pajetë i të riut është dërguar në morgun e spitalit të Lushnjes ku pritet t’i ushtrohet një ekspertize mjeko-ligjore.

Tërmeti me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter u ndje në orën 00.17 të së dielës. Epiqendra e lëkundjeve ishte në Elbasan. Për pasojë tërmeti u ndje edhe në shumë qytete të tjera si Lushnjë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Fier, Korçë, Pogradec, Vlorë etj.

 

tërmeti

Lini një Përgjigje