TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2024, 17:41

KPA pezullon gjyqtarin Laurent Fuçia, e dërgon për “riedukim”

Shkruar nga Pamfleti

KPA pezullon gjyqtarin Laurent Fuçia, e dërgon për

Gjyqtari i Gjykatës së Vlorës, Laurent Fuçia u pezullua nga detyra për një vit, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. KPA ka konstatuar se ka boshllëqe në formimin e tij dhe ai duhet të “riedukohet” në Shkollën e Magjistraturës për një vit.

Laurent Fuçia u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 8 mars 2023, pasi u konkludua se kishte arritur nivel të besueshëm për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa për mangësitë në aspektin profesional u çmua se nuk mund të konsideroheshin serioze dhe as të përsëritura në mënyrë të vazhdueshme.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 19/2023, datë 18.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Laurent Fuçia.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin Ë, pika 1, të Aneksit të Kushtetutës, nenet 44, germa “b”, 60 dhe 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 632, datë 08.03.2023, që i përket subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia.

Pezullimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Laurent Fuçia për një periudhë njëvjeçare dhe detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës.

Ky vendim ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, sot, më datë 25.07.2024.

 

Lini një Përgjigje