TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Korrik 2024, 13:24

Me pistoletë në dorë, duke bërë qitje, Adriana Kalaja ankohet për foton: Kam një tjetër më të bukur ku ia drejtoj Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Me pistoletë në dorë, duke bërë qitje, Adriana Kalaja
Adriana Kalaja

Nga protesta përpara Bashkisë së Tiranës, Adriana Kalaja është ankuar për fotot që i përdorin në mediat online, teksa shoqërojnë shkrimet e saj.

Së fundmi është publikuar një foto e Kalasë duke gjuajtur me armë në një poligon ushtarak.

Teksa mori fjalën në protestën e sotme, ajo u sugjeroi mediave që t’i përdorin një tjetër, më të bukur siç tha Kalaja me pistoletën drejtuar në kokën e kryeministrit.

“Ju e dini shumë mirë që mua nuk më lodh as mikrofoni, as pistoleta. Jam këtu për t’i thënë dikujt, mjaft u more me foton time me pistoletë, sepse kam një foto më të bukur, kur unë pistoletën e kam vënë në kokë të Edi Ramës, atë përdor”, tha Kalaja.

adriana kalaja

Lini një Përgjigje