
Erzen Breçani është paraqitur sot në SPAK, ku do t’i komunikohet akuza.
Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe i komunikon akuzat për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, ish-zyrtarit të policisë Erzen Breçanit dhe personave të tjerë anëtarë të grupit që janë arrestuar.
Breçani u paraqit në SPAK, vetëm pak ditë pasi Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ti ndryshonte masën e sigurisë nga arrest në burg në arrest shtëpie.
Breçani kishte kërkuar disa herë zbutje të masës së sigurisë pasi pretendonte se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia.
Ish-zëvendësdrejtori i policisë së Tiranës u arrestua në nëntor të 2023 me urdhër të SPAK ku përveç tij, ranë në pranga edhe Dedan Gjoni, ish-shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati.
SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.
Lini një Përgjigje