Drejtori i Policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj është pyetur ditën e sotme gjatë konferencës për shtyp për operacionin “Bjeshkët” nëse ka marrë mesazhe kërcënimi.
Pak ditë më parë, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuca u shpreh se Drejtori i Policisë së Shkodrës kishte marrë një mesazh kërcënues në telefon “Mos dil vetëm natën”.
Gazetari: Drejtor ekziston një prendim se ju jeni kërcënuar kohët e fundit përmes mesazheve, mbi drejtimin tuaj si qëndron e vërteta?
Sula: Nuk është aspak e vërtet. Unë bëj jetën normale të një qytetari të thjesht shkodran dhe nuk jam i frikësuar.
Ndërkohë një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj malazeze është finalizuar me asgjësimin e rreth 11 mijë bimëve narkotike dhe arrestimin e një 27-vjeçari nga Shkodra.
Parcela me bimët narkotike është zbuluar në kufirin me Malin e Zi.
“Sot, më datë 25.07.2024, në orët e para të mëngjesit, pas një hetimi disajavor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, në kushte të vështira operacionale, është zhvilluar dhe finalizuar operacioni policor kundër kultivimit të bimëve narkotike, në territorin e Malësisë së Madhe, njësia administrative Kelmend, fshati Selcë, në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gërçes”, në afërsi të kufirit me Malin e Zi.
Gjatë operacionit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pushkë dhjetëshe, me municion dhe 1 armë gjahu çifte që posedoheshin pa leje” njofton policia.
Lini një Përgjigje