
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço tregoi se propaganda e shpërndarë në rrjetet sociale rreth luftës mes Izraelit dhe Hamasit po kultivon ekstremizëm të dhunshëm.
Teksa mori rastin e Shqipërisë, ku ka pasur në të shkuarën raste të radikalizmit dhe ekstremizmit, për të cilat ka pasur edhe persona të hetuar, ai theksoi se problemi janë ata që qëndrojnë fshehur dhe identifikohen vetëm kur ndërmarrin veprime ekstreme.
“Kam këtu një faqe të rrjeteve sociale ku një klerik bën një thirrje për mbështetje të myslimanëve që janë në gjendje të vështirë në Gaza, dhe në komente lexon gjak, luftë, t’i vrasim. Kjo është e rrezikshme se zgjon jo ato grupime që i njohim, që antiterrori i ka nën survejim, por te ujqërit e vetmuar që për një arsye ose tjetër janë të fjetur, po rrinë një moment, çohen dhe janë të vështirë për t’u identifikuar dhe vetëm kur bëjnë dëm i identifikohen”, tha eksperti në emisionin ‘Revieë’ në “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje