TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2023, 18:52

Dokumenti i drejtësisë ardhur nga Italia: Mërtiri-Zoto në kërkim, por takonin Presezzin

Shkruar nga Pamfleti

Dokumenti i drejtësisë ardhur nga Italia: Mërtiri-Zoto në

Thellohet skandali i aferës së inceneratorëve. Ndërsa Mirel Mërtiri e Klodian Zoto ndodhen në arrati e i shmangen dënimin e përballjes me drejtësinë, duket se nuk janë aq të pakapshëm për tu takuar me biznesmenin italian Alberto Presezzi. Ky i fundit ka vënë në dijeni SPAK për këto takime në deklaratën e tij, por organi i akuzës nuk ka denjuar të kërkoj sqarime se ku janë zhvilluar këto takime për të gjetur vendodhjen e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos.

Syri televizion Syri siguron dokumentin e marrjes në pyetje të Alberto Presezzit në Itali, me letërporosi të SPAK për aferën e inceneratorëve. Në dëshminë e tij, Preseci deklaron se jo  vetëm ka njohje me Mirel Mërtirin dhe Klodian, por tregon se gjatë vitit 2022, teksa ata ishin në kërkim nga SPAK, ka pasur takime të shpeshta për të folur për inceneratorët. Madje në takimet që Preseci ka zhvilluar me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, ai vetë tregon se ka qenë i pranishëm dhe Giusepe Cafalione, i cili në letra rezulton se është pronar i kompanisë Geogenix BV, pas së cilët është fshehur Integrated Energy Bv e Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit në aferën e inceneratorit të Tiranës.

Shtetasit Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri i kam takuar shumë herë gjatë vitit 2022, me të cilët kam folur për çështje pune, konkretisht për inceneratorin e Tiranës. Në këto takime ka qenë edhe shtetasi giusseppe Ciaffaglione. Ai deklaron se për inceneratorin e Tiranës ka diskutuar me shtetasin Mirel Mërtiri që paraqitet që paraqitet si aksioner të tij tek shoqëria hollandeze “Geogenix BV”.

Kjo deklaratë thellon edhe më tej skandalin pasi dy personzhet kyç të dënuar e kërkuan nga SPAK për afrën më të rëndë në historinë e Shqipërisë, lëvizin lirshëm e kontaktohen lehtësisht nga Alberto Presezzi, por për drejtësinë Shqiptare janë të pagjetshëm, e të pamundur për tu arrestuar. Aq më tepër, edhe SPAK nuk tenton marrjen e dëshmisë apo informacioneve nga shtetasi Alberto Presezzi, se ku I ka kryer këto takime. /Syri

Lini një Përgjigje