
Një grup myslimanësh shqiptarë janë solidarizuar me Palestinën. Ashtu si kundër ishte informuar, sot është duke u mbajtur një protesta në sheshin “Skënderbej” nga Forumi Myslim Shqiptar, të cilët kanë dalë në mbështetje të Palestinës dhe kanë dënuar sulmet e Izraelit.
“Skenat e përditshme të sulmit të godinave të banimit, spitaleve, shkollave janë të tmerrshme. Njerëzit duhet të dinë se kjo luftë pati një shkak kryesor. Dhe shkaku i kësaj lufte është okupimi prej dekadash i tokave shtëpive dhe dhunimit të Palesinezëve. Kjo luftë nis tani, por ajo është e katërta e luftërave të mëdha. Arsyeja kryesore e nisjes së tanishëm të kësaj lufte ju e dini shumë mirë është dhunimi i xhamisë së shenjtë të myslimanëve, Xhamia AL-Aksa, e cila është e treta me shenjtë për myslimanët në botë. Asnjë mysliman nuk fle rehat, ndihet i përdhosur maksimalisht në rast se dhunohet xhamia”, tha një prej folësve në protestë.

Forumi Mysliman Shqiptar është një organizatë e cila nuk ka lidhje me komunitetin Mysliman. Madje në shumë raste ka dalë kundër KMSH. Vetë ky i fundit reagoi pak ditë më parë dhe dënoi agresionin e të dyja palëve duke mos u pozicionuar qartë. Protesta sot vjen në solidarizim me protesta të shumta që kanë nisur dhe në vende të tjera të Evropës dhe Lindjes së Mesme.
Lini një Përgjigje