TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet20 Tetor 2023, 18:58

Aksion i ri opozitar i Berishës, ironizon Spahiu: S’del njeri në protestë të vritet për karrigen e Gaz Bardhit

Shkruar nga Pamfleti

Aksion i ri opozitar i Berishës, ironizon Spahiu: S’del njeri në

Juristi Kreshnik Spahiu duke komentuar thirrjet e ish kryeministrit  Sali Berisha për të vijuar aksionin opozitar me protesta kundër qeverisë, tha se asnjë qytetar nuk do i përgjigjet.

Në një intervistë për ‘Euronews Albania’, AIi tha se askush nuk do të dalë të protestojë që Gazmend Bardhi të ruajë karrigen e tij.

Janë indiferent populli për karrigen e 10 apo 20 deputetëve. Problemi i kryetarit të grupit parlamentar është problem drejtpërdrejtë i Berishës sepse Berisha nëpërmjet marrjes së kreut të grupit parlamentar synon që të arrijë te logoja. Për karrigen e Gaz Bardhit është bërë protesta dje. Dje ata kanë motivuar protestën për arsyen e mos njohjes së legjitimitetit të kryetarit të grupit parlamentar. Pra, kemi një problem shumë konfuz brenda opozitës dhe e dyta, opozita nuk është solide, është e përçarë”, u shpreh Spahiu.

spahiu berisha bardhi

Lini një Përgjigje