TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2024, 14:13

Kërkuan lirinë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Berishës dhe Malltezit

Shkruar nga Pamfleti

Kërkuan lirinë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Të dy ndodhen në arrest shtëpie ndërsa janë në hetim për aferën e Partizanit. Në përfundim të seancës, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj hodhi akuza se kjo çështje po zvarritet me urdhër të Edi Ramës.

“Zgjatja e afatit të kësaj çështje do ecë me kalendarin politik, siç e ka ndarë kryeministri, lidhet me mandatin e Berishës. Janë ato afate që përcaktojnë këto afate”, tha Gjokutaj.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 17.04.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 82 akti, datë 09.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 125, datë 12.03.2024 (disponuar mbi kërkesën me obj0ekt revokimi i masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi”) dhe vendimit nr. 166, datë 10.03.2024 (disponuar mbi kërkesën për përjashtim gjyqtari) të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, dhe vendosi:

Miratimin e nr. 125, datë 12.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar", thueht në njoftim.

Ish kryeministri Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me aferën e kompleksit ish-Partizani. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Malltezi për korrupsion aktiv.

Berisha i cili ndodhet nën arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, ka kërkuar gjithashtu që të jetë prezent edhe në seancat plenare të Kuvendit. Kërkese e cila është rrëzuar nga institucionet e drejtësisë. Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij kanë kërkuar vazhdimisht ndryshimin e masës së sigurisë.

Lini një Përgjigje