TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2024, 09:55

“Njerëzit po vriten për një dashnore të bukur”, Romeo Kara: Gratë e kanë bërë biznes burrin e tyre

Shkruar nga Pamfleti

“Njerëzit po vriten për një dashnore të bukur”,

Avokati Romeo Kara ka folur për gratë dhe mënyrën se si ato diskriminohen në ditët e sotme, por sipas tij pjesë e gabimit është edhe vetë e grave pasi ato zgjedhin të “shkojnë tek i forti dhe tek personi që ka një emër”.

Kara thotë se shoqëria duhet të ngrihet mbi baza të forta morale.

“Një pjesë e fundërrinave të atij sistemi që janë bërë agallarë në këtë sistem. Po të ishin burra, ishin bërë që atëherë. Tani që nuk ka shtet bëhen burra të gjithë. Edhe gratë janë bërë burra tani, jo më burrat. Ne duhet të ngrihemi mbi bazat e forta morale. Duan të diskriminohen vetë. Duan të shkojnë tek i forti se ka emër. Duan të shkojnë tek biznesmeni”, tha avokati.

Avokati ndër të tjera tha se gratë i kanë kthyer burrat e tyre në “biznes”.

“Kur gratë të mos e bëjnë biznes burrin e tyre. Ne i kemi prishur gratë, por mos harro se të gjithë burrat… Ka thënë një fjalë Azem Hajdari. Berisha tha të zgjedhim disa gra në ‘91-shin në kryesi dhe Azem Hajdari i tha “po boll o doktor kemi gratë tona në kryesi”. Mos harro se dhe ne bëjmë atë që thoni juve nëpër shtëpi apo nëpër këto ndikimet. Po vriten njerëzit për të patur një dashnore të bukur. Ta lëmë këtë diskutim”, tha avokati Kara në një bisedë në Top Channel.

romeo kara

Lini një Përgjigje