TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet17 Prill 2024, 08:02

“Po kërkon tradhtarë ngado”, analisti zbulon arsyet e sjelljes së Ilir Metës: Kanë lëvizur ujërat në çështjen e hetimeve

Shkruar nga Pamfleti

“Po kërkon tradhtarë ngado”, analisti zbulon arsyet e

Analisti Plator Nesturi, ka folur për sjelljet e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke thënë se vijnë nga një situatë paniku. Nesturi tha se Meta ka ngritur dronët, por i janë çakorduar pultet, ndaj po kërkon të gjejë tradhtarë ngado.

Sipas tij, të gjitha reagimet e Metës vijnë pasi ka patur lëvizje në hetimet që po zhvillohen ndaj tij.

“Kemi të bëjmë me një situatë paradoksale. Meta ka ngritur dronët, por i janë çakorduar pultet. Nuk është i qartë as me veten, ndaj kërkon të gjejë tradhtarë kudo. Ka shtuar listën e tradhtarëve duke përfshirë edhe bashkëshorten e tij. Ka një gropë të madhe në arsyetimet e tij. Të akuzosh Dumanin se ka kërkuar ndryshimin e dëshmisë së Ismailajt, është absurde. Prokurorët thellojnë hetimet, madje duke kërkuar edhe dëshmitarë në favor të akuzës. Duhet të kenë lëvizur ujëra në çështjen e hetimeve ndaj Meta është në këtë situatë shpërthyese. Nuk është e fshehtë që Meta po hetohet. Është proces i deklaruar. As Meta nuk jep shpjegime të qarta. Metën e shoh në situatë paniku.”, tha Nesturi për RTSH.

ilir meta plator nesturi spak hetime

Lini një Përgjigje