TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Mars 2025, 12:55

Kërkon lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm vendos më 11 mars për Erion Veliajn 

Shkruar nga Pamfleti
Kërkon lirimin nga qelia, Apeli i Posaçëm vendos më 11
Erion Veliaj

Apeli i Posaçëm i GJKKO do të shqyrtojë më 11 mars, ora 10:00, ankimimin e bërë nga Erion Veliaj.

Mbrojtja e tij ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg”, të caktuar nga Gjykata e Posaçme.

Ankimi do të shqyrtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Sipas SPAK kryebashkiaku ka konsumuar veprat penale “korrupsion pasiv”  të kryer në bashkëpunim në të paktën 9 raste dhe pastrim parash. Krahas Veliajt në akuzë është vendosur dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa për të cilën GJKKO, ndryshoi masën nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj aktualisht po mbahet në ambientet e paraburgimit në Durrës, burg ku u dërgua 1 ditë pasi SPAK i relatoi faktet dhe provat në seancën për vlerësimin e masës.

Lidhur me dyshimet e ngritura nga Prokuroria e Posaçme, kryebashkiaku i ka cilësuar si të bazuara në fakte të fabrikuara.

Lini një Përgjigje