
Babloku, i lidhur në interesa me ta, mes tyre dhe financimet e fushatave zgjedhore për PS, ka vendosur t’u japë paradhënie, siç veproi para zgjedhjeve 2015, 2017, 2019, 2021 e 2023, kur kompanitë përfituese të tenderëvë me miliona Euro, ishin “bankomatë për kandidatët socialistë...
Në këtë prag zgjedhjesh, kur është vënë në shenjëstër të SPAK-ut, kryeministri Edi Rama po përjeton ankthin e largimit nga pushteti, dhe përveç pastrimit të letrave, ka nisur të bëjë qokat për miqtë dhe klientët koncesionarë, oligarkë e trafikantë biznemenë që kanë marrë tenderë e PPP.
Në informacionin e ardhur te “Pamfleti”, nga burime brenda Drejtorisë së Buxhetit e Pagesave në Ministrinë e Financave, thuhet se kryeministri Edi Rama, ka urdhëruar ministrin Petrit Malaj, të bëjë një cikël pagesash “emergjence” për kompanitë që kanë marrë PPP dhe tenderë punësh e shërbimesh.
Ditën e hënë, ministria e Financave ka nisur veprimet në bashkëpunim me ministritë e linjës, që të kalojë në Thesarin e Shtetit, 100 milionë Euro pagesa paradhënie për 3 koncesione dhe 12 kompani private.
Nga këto 100 milionë Euro, vlera 11 milionë Euro paradhënie, do t’i jepet koncesionit Check-up.
Nga 8 milionë Euro, do t’i jepen paradhënie, koncesionit të laboratorëve mjekësorë dhe koncesionit të Hemodializës, megjithëse edhe këta janë shlyer paradhënie për muajin mars 2025, pa dorëzuar raportet financiare në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
Ndërsa 73 milionë Euro, që do dalin nga buxheti i shtetit brenda datës 7 mars 2025, do t’u jepen paradhënie 12 kompanive private, sipas shumave që do caktojë Babloku me listë emërore, ku sipas informacianit, do jenë oligarkët e preferuar që kanë marrë tenderë për investime e shërbime në rrugë, shkolla, spitale, ujësjellës, IT etj.
Pagesat do t’u jepen paradhënie pa nisur punimet, kur sipas ligjit për prokurimet, atyre u lind e drejta për marrjen e pagesave të para nga shteti, pasi të kenë kryer minimalisht 15% të punimeve që parashikojnë projektet e tenderuara.
Por Babloku, i lidhur në interesa me ta, mes tyre dhe financimet e fushatave zgjedhore për të e për PS, ka vendosur t’u japë paradhënie, siç veproi para zgjedhjeve 2015, 2017, 2019, 2021 e 2023, kur kompanitë përfituese të tenderëve me miliona Euro, ishin “bankomatët e kandidatëve socialistë/Pamfleti
Lini një Përgjigje