TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Mars 2026, 16:36

Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Belinda Ballukun

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e paraqitur nga ish-zv.Kryeministrja dhe ish-ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku lidhur me revokimin e menjëhershëm të masës së sigurisë së vendosur ndaj saj me kërkesë të SPAK.

Në një njoftim zyrtar, GJKKO bën të ditur se ish-zv.Kryeministrja paraqiti më 13 mars 2026 pranë Gjykatës kërkesën për “revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit personal me karakter ndalues ‘pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’”.

Kjo masë ishte vendosur ndaj saj me vendimin nr. 118, datë 19 nëntor 2025, nga e njëjta gjykatë.

Në kërkesën e saj, Balluku kërkonte gjithashtu konstatimin e shuarjes ose rënies së kësaj mase sigurimi, e cila përfshin pezullimin nga funksionet e larta shtetërore si zëvendëskryeministre e Republikës së Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pas shqyrtimit të çështjes, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi u mor në bazë të neneve 112, 260/1, 262/2 dhe 267 të Kodit të Procedurës Penale dhe mban numrin 229, datë 13 mars 2026.

Kërkoi revokimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon
Vendimi nga GJKKO

Ky vendim vjen një ditë pasi Kuvendi rrëzoi një kërkesë të SPAK për autorizim lidhur me vendosjen e një mase sigurie më të fortë ndaj Ballukut.

 

gjkko balluku masa e sigurise

2 Komente

  1. D
    Ded Martini

    As nuk don Me dite se kush eshte SPAK Shihe veten o popull fatkeq Ajo balluku ashte kalorse dhe ska kush cfar ti beje Dota shohim S’ kllevrit e meritojn belen

    1. D
      Ded Martini

      Shkolla e krimit shoqeris shqiptare eshte dikush t,jeter Jo bela, as Rama Bela te pakten ka etike dhe kultur personale I them keto fjal ndonse asgje nuk Me lidhe as Me Politiken as Me instuticionet shqiptare per Me shum se 80 vite Por jam njohes. I realitetit ne kete shoqeri Mjerane

      Lini një Përgjigje